Menu

Si të përdorni tërheqjen e portierit në bast ?

Si të përdorni tërheqjen e portierit në bast ?

Hokej ka disa specifikime ndryshe nga disa prej sporteve ekipore të cilat mund t’i përdorni në bast. Njëra prej tyre është dhe tërheqja që bën portieri kur ndodhet në gjendje të pa favorshme. Nëse skuadra humbet dhe ndeshja përfundon, tranjeri kërkon opsionin e fundit taktik, ai kujton portierin dhe dërgon një sulmues tjetër në fushë. Pra në këtë artikull do të japim informacion se si duhet ta përdorim këtë moment në bastin tonë.

Ndiqeni ndeshjen LIVE

Është mëse e rëndësishme që ju kur të luani këtë lloj basti të jeni në djeni të përpiktë të ndeshjes dhe ta ndiqni atë në kohë direkte. Një moment i vetëm mund t’ju bëjë fitues në rastin e golave bosh. Prandaj është shumë e rëndësishme që ju ta ndiqni ndeshjen drejtpërdrejt dhe të shfrytëzoni mundësitë e momentit. Sigurisht, në rastin e kësaj strategjie bastesh kur kemi tërheqjen e portierit nuk është e nevojshme që ju të shihni të gjithë ndeshjen. E vetmja gjë që duhet të bëni është që ju të zgjidhni disa ndeshje të cilat janë drejt fundit dhe të kontrolloni rezultatet.

Nëse ekipi është duke udhëhequr me një apo në një rast më të favorshëm me dy gola, vecanërisht në NHL, atëherë portieri do të tërhiqet dhe do të zvendësohet nga sulmuesi. Skudara humbëse përpiqet që të kthejë rezultatet dhe në minutat e fundit apo bën ë gjitha përpjekjet e mundëshme. Nuk ka rëndësi se sa humbet, humbja është një humbje dhe ajo duhet të përmbajë patjetër rezikun kështu që bëhet një veprim i tillë për të maksimizuar forcat.

Ndiqni rregullin

Strategjia e basteve kur një prej portierve zvëndësohet është e thjeshtë. Gjithmonë vendosim bast se do të shënohet dhe një gol tjetër. Nëse kërkoni një koeficient më të mirë atëherë vendosni bastin tuaj në favor të skuadrës e cila është duke fituar. Mundësia për të shënuar një gol në këtë rast është me të vërtetë e lartë, dhe një mundësi e mirë për bastin tuaj.

Gjithsesi, koha ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë strategji. Ekziston një ndryshim kur portieri zvendësohet në sekondat e fundit apo në minutat e fundit. Prandaj gjeni një rregull në strategjinë e lojës që do të ndiqni. Nëse njëra prej skuadrave fiton me dy gola dhe ndeshja është në minutat e fundit të përfundimit, vëzhgoni me kujdes ndrimin që do të bëhet, nëse ndodh atëherë vraponi për të vendosur bastin tuaj. Një rregull i pashkruar por që mund të ndihmojë është që ndrimi duhet të bëhët deri në minutën e 58 në të kundërt nuk duhet rrezikuar për të vendosur bast.

Përqëndrohuni në NHL

Kjo strategji zbatohet më së miri në NHL. Në liga të tjera nuk është se mund të këshillohet si një strategji basti. NHL është më shumë interaktive dhe rritmi i lojës ta dikton këtë lloj basti. Ka raste kur dhe pse kanë ngelur 5 minuta lojë, tranjeri zvendëson portierin. Në këtë rast duhet ta shfrytëzosh menjëherë rastin dhe të vendosësh bast. Kjo taktikë mund të përdoret dhe në liga të tjera por nuk është e këshillueshme. Është një strategji e menduar vetëm për NHL, dhe e cila ka funksionuar.

Lajmet përkatëse