Menu

Shkolla e basteve niveli 2

Shkolla e basteve niveli 2

Pas një informimi të shkurtër dhe mundësia për të krijuar një ide bazë, mbi funksionimin e basteve dhe tërësinë e tyre tashmë është momenti që ju të avanconi më shumë në dijet tuaja dhe atë cka do të ofrohet për ju. Ky nivel shkon përtej mësimeve bazike duke mundësuar që ju të krijoni disa ide dhe të keni pavarësinë tuaj në krijimn e analizave të cilat do të bëjnë të mundur që të krijoni baste fituese.

Krijoni për vete disa mundësi që të mësoni më shumë rreth botës të pafundme të basteve duke bërë të mundur njëherësh dhe të fitoni më shumë. Në këtë nivel ju do të keni mundësi të njiheni me disa informacione të cilat do të qartësojnë mënyrën se si ju duhet të shihni bastet dhe si të përmirësoni vendosjen e tyre.

Menaxhimi i parave në bastet sportive

E gjithë strategjia e menaxhimit varet prej mënyrës që ju zgjidhni që të drejtoni dhe të përdorni fondet tuaja. E gjitha që ju duhet të bëni është që të jeni korektë me to dhe ti trajtoni në mënyrën e duhur duke përdorur llogjikën dhe mos ju rëmbejë momenti. Shumica e bastvënësve fillestarë të cilët nuk kanë një eksperiencë me bastet online i kushtojnë një vëmendje shumë të vogël këtij faktori cka bën që dhe suksesi i tyre me bastet të jetë i kufizuar ose dhe rastësor. Duke mos përdorur menaxhimin e parave mundësia që ju të shkoni në një crash është më e madhe dhe disfata gjithashtu, njëherësh dhe zhgënjimi me botën e basteve.

Si të menaxhoni paratë tuaja ?

Bastin gjithmonë konsiderojëni si një investim dhe asnjëherë nuk do të zhgënjeheni nga kjo. Ajo që duhet të bëni është që as herë vendosni bast të trajtoni paratë tuaja online si të jenë në xhepin tuaj. pavarësisht se ato janë në xhepin tuaj ju shpesh herë i konsideroni si dicka ekstra dhe ka një keq përdorim të tyre. Parashikimi tuaj është investimi që ju bëni dhe i tillë konsiderohet dhe basti në tërësi, pra në investim cdo qindarkë është e mirë menduar e njejta duhet të jetë dhe në vendosjen e bastit nga ana tuaj.

Përgjegjësia e menaxhimit

E gjitha varet dhe nga raporti që keni ju me paranë, nëse ju jeni një person që nuk “vlerësoni” dhe gjithmonë prireni të shpenzoni në mënyën jo të duhur paratë dhe në bast do të jetë e tillë. Ju nuk do të dini të zgjidhni dhe do të shpenzoni në mënyrë të gabuar fondin tuaj duke krijuar kështu pakënaqësi me të ardhurat tuaja.

Edukimi i menaxhimit të parave është më i hershëm ai nis që në fëmijëri kur prindrit na japin lek dhe ne përmbushim ato dëshirat tona fëmijnore. Pra dhe në botën e basteve ju duhet të tregoheni të ndërgjegjshëm dhe gjithcka do të jetë në kontroll duke mos shkaktuar pakënaqësi.

Faktorët të cilët përbëjnë mënyrën e menaxhimit të parave

Për të bërë një menaxhim të buxhetit tuaj ju duhet të keni parasysh dy faktorët të cilët ndikojnë në të dhe që ju duhet gjithmonë të jeni të vëmendshëm ndaj tyre.

-Shuma fillestare që ju bëheni pjesë

-Menaxhimi i vazhdueshëm i portofolit tuaj të basteve

Për të pasur një eksperiencë sa më pozitive dhe fillesat tuaja duhet të jenë të tilla. Ju duhet të tregoheni të kujdeshëm që prej regjistrimit dhe shuma që ju do të nisni është një temel i rëndësishëm i cili do të ju drejtojë drejto rrugës së basteve. Nëse shuma tuaj fillestare është psh. 200$ e gjithë loja tuaj duhet të përqëndrohet në të dhe të luani brenda kufijve që ofron kjo shumë. Nëse ju regjistroheni me këtë shumë ju do e keni të “pamundur” që basti tuaj të jetë 50$ ose në qoftë se është i tillë ju do të pësoni një crash në llogarinë tuaj. Duhet të lejoni që të rriteni pak ng pak dhe të vazhdoni të ecni më të sigurt në rrugëtimin tuaj.

Pasi ju keni filluar të keni eksperiencat e para dhe shuma tuaj është duke u rritu është një sinjal i mirë që ju jeni drejt rrugës së duhur por dhe në qoftë se ju jeni duke humbur nuk është problem sepse në qoftë se jeni duke menxhuar si duhet llogarinë do të keni një mbështetje më të madhe në forcën e arsyes Mund të mësosh dhe duke humbur madje dhe më shumë.

Përdorni një arsye të ftohtë për të bërë bastin tuaj më të sigurt dhe për të treguar një rritje në menaxhimin e portofolit tuaj.

Lajmet përkatëse