Menu

Mbajtja e një ditari

Mbajtja e një ditari

Nëse ju doni që të kryeni një investim serioz për bastin tuaj është shumë e rëndësihme që të keni një ditar për bastet që ju do të vendosni. Ndoshta duket pak e cuditshme për ju por është një pikë e rëndësishme që të keni një rrugëtim të sigurt drejt botës së basteve. Duke mbajtur një ditar ju do e analizoni më mirë bastin për lojën e ardhshme dhe do të mundësoni një analizë më të mirë.

Ditari

Duke qënë se ju jeni i rri në botën e basteve mbajtja e një ditari do të ju ndihmojë që të keni një ecuri më të mirë dhe më të qëndrueshme në botën e basteve. Duke mbajtur ditar në fillime do e keni më të thjeshtë të mësoheni me procesin e hedhjes të të dhënave dhe njëherësh do të keni disa mundësi më të mira loje. Sa më sistematik të jeni më të aq më e thjeshtë do të jetë më pas procedura e bastit për ju.

Ditari nuk mund të shërbejë vetëm për lojtarët pa eksperiencë në botën e basteve dhe lojtarët që kanë një eksperiencë në bastet sportive do gjenden më thjeshtë në analizat e tyre duke pasur një të tillë. Mbajtja do të mundësojë që ju të keni disa lehtësi në informacionin që ju dispononi dhe është informacioni personalizuar duke bërë të mundur që dhe analizat tuaja të jenë në një nivel sa më pranë fitores.

Cfarë duhet të përfshijë ditari ?

Është e rëndësishme që ju të përfshini në të atë informacion i cili konsiderohet i rëndësishëm dhe që do të ju ndihmojë. Janë disa fakte kyce dhe standarte të cilat janë: data kur ju keni vendosur bastin, sporti në të cilën keni vendosur bastin, ngjajrja duke bërë specifikimet se cila ngjajrje është, përzgjedhja që ju keni kryer, nëse basti tuaj është për të fituar apo humbur, koeficientët duke i specifikuar ato, shuma e parave që ju keni vendosur bast, përcaktoni nëse keni fituar apo humbur, përcaktoni shumën nëse e keni fituar apo humbur dhe në fund duhet të specifikoni pse e keni zgjedhur këtë bast pra arsyen pse ju keni shkuar me këtë parashikim.

Kur bëhet fjalë për ditar nuk është e thënë që ju të keni si zgjedhje tuaj të vetme ditarin klasik, ju mund të përzgjidhni dhe mënyra të tjera ku të bëni të mundur mbajtjen e të dhënave. Mjaft mirë ju mund të mbani ato dhe në kompjuterin tuaj ose dhe mund të zgjidhni të përdorini excelin për ruajtjen e të dhënave dhe ti rendisni ato në formën e një tabele. Nuk ka rëndësi mënyra është zgjedhja tuaj personale se si do të procedoni me mbajtjen e të dhënave.

Ky shkrim vë në dukje rëndësinë që ka mbajtja e një ditari dhe se cfarë të dhënash duhen të mbahen prej jush. Është e rëndësishme që ju të ruani ato të dhëna të cilat do të bëjnë të mundur që të reflektoni në bastin e radhës dhe të përdorni në favorin tuaj mangësitë apo problemet që mund të kenë lindur nga basti paraardhës. Ndiqni me përpikmëri këto hapa që ecuria të jetë e mirë dhe të ndijeni më afër aromën e fitores.

Lajmet përkatëse