Menu

Kthimi i investimit (KII)

Kthimi i investimit (KII)

Kthimi i investimit (KII)

Kthimi i investimit është një masë financiare që krahason nivelin e fitimit me shumën fillestare të investimit. Pra kthimi i invetsimit është një masë e kthimit të investimit fillestar.

Formula e kthimit të investimit do të japë një numër që shumë prej jush do të mendojnë se pse duhet një i tillë. Por ajo që fshihet pas asaj është shumë më shumë se aq dhe ju duhet të hyni në brendësi të saj dhe cfarë duhet të përfitoni prej saj. Për kthimin e investimin flitet shumë pak por në rrethin e bastvënësve profesionistë është njëpikë e rëndësihme e cila vlerësohet shumë dhe ka një rëndësi thelbësore për të bërë më të mirën. Kështu që dhe për ju që basti tuaj të jetë në një nivel profesional duhet të vlerësoni këtë mënyrë përllogaritje që të keni sukses në rrugëtimin tuaj.

Para se ë bëjmë një parashitrim të asaj që do të flasim në këtë mësim të jeni të qartë se nuk ka nevojë për shumë njohuri matematikore dhe ju nuk do të ndieni nevojën e një studimi të thelluar. tashmë ju e dini se mësimi këtu kap vetëm ato pikë të rëndësihme dhe formulohet në mënyrën më të kuptueshme për të gjithë lojtarët e basteve. Kthimi i investimit është ajo që do të flasim në këtë mësim dhe si të bëni përllogaritjen e saj po ashtu dhe për rëndësinë që ka kjo formulë në suksesin tuaj.

Bastet sportive dhe kthimi i investimit

Me këtë përllogaritje që do të kryejmë do të jemi në gjendje të shohim dhe të njohim se sa ne fitojmë apo humbasim nga bastet që vendosim. Formula është tepër e thjeshtë dhe do të ndihmojë secilin prej jush që të ruajë kontrollin e balancës.

Kthimi i investimit përllogaritet si më poshtë :

Kthimi i investimit = Fitim ose humbja x 100 / Madhësia e bastit

Rezultati do të dalë si përqindje, tani le të shohim se si do të llogaritet me një shembull fitimi pre 80$ në një bast prej 130$.

Kthimi i investimit = 80$ x 100 / 130$ = 61%

Celësi i kësaj formule nuk është që ju të bëni një përllogaritje të cdo basti që bëni por është më afat gjatë. Pra të bëni një llogaritje në total të të gjithë basteve që ju keni luajtur në një periudhë kohore prej një jave ose një muaji dhe të nxirni prej saj se sa përqind të investimit keni fituar apo keni humbur. Është një përllogaritje që është mëse e rëndësihme për të gjithë ata që e shohin si një biznes bastin sportiv, pikë që e kemi folur dhe më përpara.

Të marrim si shembull një javë sportive ku ju keni luajtur 10 baste secila pej tyre me një vlerë prej 50$ dhe shuma totale e tyre 500$. Nga këto baste ju keni bërë një fitim prej 100$. Atëherë bëjmë llogaritjet përkatëse me anë të formulës që ne kemi.

Kthimi i investimit =   100$ x 100 / 500$ = 20%

Pra sipas të dhënave të mësipërme ne kemi një fitim prej 20$ nga bastet që kemi kryer përgjatë një jave. Sic e përmendëm kjo llogaritje ka vlerë për të dhëna afatgjata ndoshta pse jo dhe gjatë një rrugëtimi 1 vjecar ne baste ose dhe më shumë se aq. Është e rëndësihme që deri në këtë pikë ju të keni kuptuar se si kryhet llogaritja dhe si të shfrytëzoni atë.

Ka mundësi që përllogaritja të dalë negative ?

Po është e mundur në rastin kur ju do të kishit shpenzuar dhe pjesën e fitimit që në rastin më sipër ishte 100$ atëherë ju do të kishit një balancë negative. Dhe kjo do të tregonte se ju keni humbur nga investimi fillestar që keni bërë pavarësisht shumave të fituara gjatë rrugëtimit.

Kjo listë do të jetë më e plotë sikur ju të kishit më shumë të dhëna athëherë dhe kjo do të merrtë një tjetër kuptim dhe ju do të kishit mundësi që të krijonit një panoramë më të qartë të të gjithë bastit tuaj.

Cdo shumë që do të llogaritet mbi 0% është fitim dhe do të konsiderohet si sukses për ju si bastvënës. Ndoshta në fillim do të ecni me hapa të vegjël dhe do të keni një fitim të vogël por me kalimin e kohës do të perfeksionoheni dhe do të krijoni dhe ju bastin dhe strategjinë më të mirë për të fituar më shpesh. Është e rëndësihme që të ndiheni fitimtarë nëse fitimi tuaj është mbi 0% nuk ka rëndësi për fillimin se sa i madh është.

Po si cdo të mesme të artë dhe në këtë përllogaritje ekziston një e tillë, ku të gjithë bastvënësit më të mirë sot përcaktojnë si më të mirën e tyre një kthim investimi prej 20%. Një shumë tepër e ekuilibruar me atë që ju bëheni pjesë dhe ju jep mundësi që të keni lirshmëri në bastin tuaj. Përmenda bastvënësit profesionistë dhe kjo është një shumë ideale për ta.

Kështu që ju duhet të bëni një paralelizëm mes rrugëtimit tuaj dhe të bastvënësve profesionistë. Ndoshta 20 % është pak për shumën tuaj fillestarë por më besoni që në qoftë se ndërtoni një strategji më të mirë dhe arrini të keni një kthim investimi më shumë se aq ju do të jeni një prej bastvënësve më të mirë të mundshëm. Është e rëndësishme të theksohet se ëhstë një kthim shume ideal dhe i arritshëm prej profesionistëve.

Në përcaktimin e qëllimeve ju duhet të tregoheni pak realistë në arritjen e kthimit të investimit, si fillim ju duhet të përcaktoni një kthim investimi prej 10%. Është një fillim i mbarë, më besoni. Dhe më pas ju mund të rrisni gradualisht kthimin e investimit deri sa të shkoni te shuma ideale prej 20%. E gjitha që duhet t’iu shoqërojë në rrugëtimin tuaj duhet të jetë durimi dhe të arrini të kontrolloni emocionet. Në qoftë se gëzoni këto dy veti dhe i përmbushni me sukses të gjitha mësimet do të siguroni një vend mes më të mirëve.

Mësimi vjen pas mësimit, ju kujtohet kur folëm për ditarin. Ja pra ku është i nevojshëm mbajtja e tij në këtë mënyrë ne do e kemi më të thjeshtë që të bëjmë përllogaritjet dhe të nxjerrim shumën fikse të kthimit të investimit. Përqëndrohuni në atë që bëni dhe ajo që kërkoni do të jetë pranë jush, ksuhtojini vëmëndjen maksimale.


Lajmet përkatëse