Menu

Forma aktuale dhe sipërfaqja e fushës

Forma aktuale dhe sipërfaqja e fushës

Forma aktuale dhe sipërfaqja e fushës

Në këtë artikull do të gjeni informacion të nevojshëm, për bastet  tenisit. Avantazhi i sportit të tenisit është se ju duhet të bëni analizë vetëm për dy pjesmarësit në lojë duke mos analizyar një skuadër të plotë. Faktorët të cilët ju duhet të mbështeteni në lojën tuaj janë forma aktuale e lojtarit dhe sipërfaqja e fushës së lojës.

Bastet online ofruan më shumë mundësi për të gjithë lojtarët e basteve që të vendosnin bastin e tyre, dhe kjo pasoi me një shpërthim të basteve sportive. Shërbimi online krijoj një mundësi për shumë bastvënës duke u mundësuar që të kishin akses në kohë rekord në të gjithë turnamentet e zhvilluara. Gjithashtu, dhe mundësitë e bastit u shtuan por përsëri ka vetëm disa baste të cilat janë të preferuarit e tyre, si: fitues i setit dhe numëri i lojtarëve.

Bastevënësit të cilët zgjedhin të bëhen pjesë e lojës së tenisit gëzojnë një informacion të plotë për lojën në tërësi dhe ata krijojnë një skemë dhe një analizë të plotë për secilin lojtar. Duke pasur një informacion të plotë përsa i përket ATP dhe WTA, ata ndërtojnë imazhin e secilit lojtar dhe kjo mundëson që ata të kenë më shumë sukses në bastin e tyre.

Në sportet me ekip është skuadra ajo që vendos për fatin e ndeshjes dhe për vijimësinë e lojës, ndërsa në sportet individuale është vetë lojtari që ka gjith peshën e lojës dhe e gjithë loja varet prej tij. Loja nuk është vetëm të gjuash me raketë dhe të shënosh, është ky proces mekanik i cili drejtohet prej trurit. Një rëndësi shumë të madhe duhet t’i kushtoni ju lojës përsa i përket se si ka qënë ajo në javët e fundit dhe si është paraqitur lojtari duke pasur parasysh tërësinë e lojës që ka bërë dhe gjendjen emocionale të tij. Në këtë mënyrë ju do e keni një vizion dhe do të arrini të konceptoni se si mund ta përballojë lojën ai.

Përpara se të vendosni bast ju duhet të shihni përvecse performancën e lojtarit dhe rezultatet që ai ka rritur për një periudhë kohe. Kujdes, rezultati nuk ndikohet vetëm nga performanca dhe gjendja e lojtarit por ju do të jeni të vetëdijshëm se një ndikim të rëndësishëm ka dhe fusha ku ai ka luajtur. Nuk është e njëjtë fortësia e argjilës me barin, pra dhe lojtari duhet të ketë fituar përshtatjen në fushën e lojës që dhe loja e tij ë jetë përvetësuar duke pasur parasysh dhe faktorin fushë.

Duke ndjekur lojën e tenisit vazhdimisht dhe duke parë performancën në vecanti të secilit prej lojtarëve do të arrini të kuptoni se ka dhe një faktor tjetër i cili ndikon në lojën e gjithsecilit. Turneu është një ndër faktorët që ndikon dhe ku secili prej lojtarëve ka turneun e tij të preferuar. Në qoftë se keni ndjekur prej kohësh tashmë ju e dini se nuk është e njejtë performanca e secilit prej lojtarëve në turne të ndryshëm.

Të jesh i updat-uar me informacion është një faktor i rënësishëm për të pasur një bast të sukseshëm. Ju nuk duhet të përqëndroheni në deklarimet e lojtarëve sepse të gjithë japin pritshmëri dhe pse nuk mund të ofrojnë një të tillë. Është e rëndësihme që ju të njihni lojtarin dhe do e keni më thjeshtë që të hyni në bastin tuaj të sigurt. Ky është informacioni që ju duhet dhe që do t’iu shërbejë për lojën tuaj.

Lajmet përkatëse