Menu

Bastet me karton të verdhë

Bastet me karton të verdhë

Futbolli është një nga sportet më të popullarizuara në botë dhe është një ndër më të ndjekurit. Në këtë mënyrë ai ofron një mundësi shumë të larmishme bastesh për të gjithë lojtarët e basteve. Sidoqoftë, disa prej bastvënësve përqëndrohen vetëm në disa lloje bastesh, vetëm në ato klasiket duke lënë kështu shumë mundësi të tjera pezull. Në këtë shkrim do të përqëndorhemi në bastet me karton të verdhë ku do të japim më shumë informacion se si funksionon dhe njëherësh do të jeni më të gatshëm për t’u bashkuar me to.

Cfarë opsionesh bastesh ofrohen

Cdo bastshkrues ofron mundësi për të vënë bast për numërin e kartonëve. Kështu që ju në bastin tuaj do të përfshini nëse ka më shumë apo më pak se numëri i përcaktuar prej tyre. Kujdes, duhet të tregoni dhe përsa i përket basteve që duhet të vendosni në kohën sepse koha shtesë nuk është e përfshirë në bastet me karton të verdhë. Gjithashtu duhet të njiheni më në detaje për të gjithë rregullat që ka ky lloj basti, psh. nëse në bastin tuaj do të përfshihet kartoni i dhënë apo dhe se kush mund të marrë karton.

Një mundësi në bastin e kartonave të verdhë është gjithashtu dhe basti që ju mund të vini përsa i përket pjesëve të ndeshjes. Pra, ju mund të vendosni bast për pjesën e parë dhe gjithashtu dhe për të dytën me numër kartonash të vecantë për secilën pjesë.

Mundësi është gjithashtu të përcaktoni se cila skuadër do të marrë më shumë kartona të verdhë, apo se cila pjesë do të ketë më shumë të tillë.

Kur mund të vendosni bastin

Në shumicën e ndeshjeve pak a shumë dihet se si do të jetë ecuria e saj dhe në qoftë se do të ketë kartona të verdhë apo jo. Këtë ju e shihni se kush do i kundërvihet dhe gjithashtu të rëndësishme janë gjithashtu dhe statistikat që ju merrni për analizë. Ju mund të shihni paraprakisht të gjitha statistikat që ka pasur dhe në këtë mënyrë do të jeni më të qartë për bastin që do të vendsoni.

Është mirë që të përqëndroheni në ato ndeshje të cilat cilësohen si “të nxehta”. Pse jo, në një derbi është mënyra më e mirë që ju të arrini të vendosni një bast më afër fitores. Këto janë ndeshje shumë të nxehta dhe në këtë mënyrë ka një “luftë” më të fortë në fushën e lojës që ju të triumfoni me bastin tuaj.

Një mundësi e mirë basti është që ju të merrni një apo dhe disa lojtarë në vecanti për të vendosur bastin tuaj të kartonave të verdhë. Është një tendencë që gjithmonë një lojtar do të marrë një karton të verdhë, dhe nuk është vetëm mbrojtësi. Simulimi, vonesa ose përfundimi mund të nxehë gjakrat dhe jo të gjithë lojtarët kanë të njejtin reagim, kështu që shumë prej tyre duhet të analizohen nga ju dhe do të merrni një të dhënë të rëndësishme për bastin tuaj.

Roli i albitrit në bast

Një tjetër faktor i rëndësishëm në bastet me karton të verdhë është dhe albitri. Disa janë më tolerantë dhe e lenë lojën që të rrjedhë ndërsa të tjerët janë striktë dhe ndëshkojnë cdo lloj veprimi të gabuar. Është shumë e rëndësihme për ju që të dini paraprakisht se kush do të jetë albitri dhe ju mund të dini gjithashtu dhe informacionin paraprak se cfarë standarti loje mban ai.

Në përgjithësi ky është nj informacion që është paraprak dhe ju njiheni me të përpara ndeshjesh, kështu që ju keni më shumë kohë në dispozicion për të vlerësuar bastin tuaj dhe për të bërë zgjedhjen e duhur.

Lajmet përkatëse