Menu

Avantazhi i fushës në shtëpi

Avantazhi i fushës në shtëpi

Nuk është tashmë një informacion i panjohur ose sekret se performanca e lojtarëve në shtëpi është ndryshe dhe ngrohtësia dhe mbështetja që marrin prej tifozëve është faktori që basti tuaj duhet të jetë në favor. Duke e ditur tashmë këtë sekret është mirë që bileta jonë e bastit ta ketë të përfshirë këtë element të rëndësishëm.

Të gjithë bastshkruesit kur ofrojnë një bast dhe koeficientët e saj e përfshijnë si një element thelbësor se nëse ndeshja po zhvillohet në shtëpi apo jo. Është e rëndësishme të kuptojmë se bastshkruesi e venndos koeficientin duke qënë sa më i ekuilibruar dhe të arrijë qarkullimin më të lartë të mundshëm. Kështu që ata nuk bëjnë parashikim se si do të shkojë ndeshja. Duke balancuar veprimin, bastshkruesi minimizon rrezikun. Në terma profesionalë kjo quhet arritja e barazisë.

Duke marrë një shembull të thjeshtë ne do të arrijmë të tregojmë se si ndohmon faktori shtëpi në lojën e futbollit.

Ekziston gjithashtu një formulë e thjeshtë se si mund të llogarisim vlerën e koeficientit nëse ndeshja luhet në shtëpi.

Për shembull gjatë sezonit Manchester shënoi 43 gola në shtëpi dhe morri 13 në të njejtën kohë, gjë që na jep 30 gola të ndarë nga 19 ndeshje dmth: (43-13)/19 =1.58.

Në këtë mënyrë ju keni mundësi që të llogarisni të gjitha mundësitë që shfaqen për ekipin që ju mbështesni.

Teoria e basteve në shtëpi na tregon se duhet të gjejmë vlerën kur vendosim bast për një ekip ku handikapi aziatik është më i vogël se avantazhi i lojës në shtëpi. Gjithsesi, ne duhet të gjejmë vlerën aty ku handikapi aziatik është për ekipin e huaj tejkalon vlerën e koeficientit të ekipit në shtëpi.

Ekzistojnë disa faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në bastet në shtëpi. Sigurisht, bastvënësit duhet të marrin parasysh këtë faktor. Mundësitë që merren parasysh janë të pafundme, por ato duhet të jenë të sigurt kur të vendosin bast. Këto janë disa prej këshillave:

Mbështetja është një ndër faktorët më të rëndësishëm. Nëse lojtarët do të ndejnë mbështetjen nga grupi i tifozëve vendas atëherë ata do të kenë një lojë më të mirë.

Dëmtimet janë gjithashtu një faktor kyc i cili ndikon në rezultatin e lojës dhe gjithashtu në ecurinë e saj. Nuk është aspak e pazakontë që lojtarët të dëmtohen gjatë ndeshjeve dhe ata të ndryshojnë rënjësisht rrjedhën e lojës. Në këtë moment një zëvendësim i duhur do të ndihmojë lojën ose ndoshta ecuria e bastit tuaj do të ndryshojë.

Rivaliteti specifik ndikon në rrjedhën e lojës. Dhe pse futbolli është një sport që luhet në ekip rivaliteti që krijojnë lojtarë të vecantë ndaj njëri tjetrit ndikon në rjedhën e lojës. Është e rëndësishme që pasi ju specifikoni këtë faktor të tregoni kujdes në lojën tuaj të basteve. Statistikat tregojnë se pas largimit të Ronaldos në Juventus dhe mungesa e përballjes në El Clasico, solli që Messi të mos shënojë asnjë gol. Është një sekret i vogël i cili do të cojë bastin tuaj në një tjetër nivel.

Pra, sic e shihni në këtë artikull ju përvecse e dinit se ndikimi i lojës në shtëpi është një faktor i rëndësishëm ka dhe disa faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në lojë. Duke u informuar ju do të keni mundësi që të krijoni baste të sukseshme dhe njëherësh të fitoni më shumë.

Lajmet përkatëse