Menu

5 Hapat drejt suksesit

5 Hapat drejt suksesit

5 Hapat drejt suksesit

Është pak e vështirë që të mund të përmbledhësh informacione nga psikologjia sepse janë të shumta dhe mund të bësh më shumë se dy artikuj por madje dhe libra. Në këtë mësim pasi u njohëm me psikologjnë në bastet sportive dhe ndikimin do të njihemi me 5 hapat që duhet të ndjekim për të arritur drejt suksesit. Është një rrguëtim i përshkruar më përpara dhe ju thjesht duhet të ndiqni sinjalistikat dhe të gjithë informacionin për të shkuar drejt suksesit.

Në këtë mësim ne do të njihemi me rrugën por dhe njëherë do të përmend që se sa i rëndësishëm është psikologjia në jetën tuaj jo vetën në bastet sportive por në cdo nismë të re që do të keni dhe në ato ekzistuese duhet të jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e saj. Gjithashtu të jeni koshientë që këndvështrimi mbi psikologjinë edukohet gjat gjithë jetës dhe jo vetëm duke lexuar artikuj të ndryshëm apo dhe libra mbi psikologjinë. Cdo emocion që do të përjetoni apo dhe cdopërvojë që do të keni është dicka e re e cila do të mësojë dhe ju do të mësoni bashkë me cdo hap që do të hidhni drejt saj.

Në këtë mësim ju do të mësoni se si të keni një vetkontroll në mendjen tuaj dhe si të aftësoheni për të kontrolluar atë. Është e rëndësihme që të dini se kjo mënyrë funksionon për shumë sportistë elitarë apo dhe njerëz të biznesit të cilët arrijnë të kontrollojnë dhe të përdorin aftësitë e tyre në cdo kapacitet të mundshëm.

1) Vendosni qëllimet tuaja

Ju duhet të përcaktoni qëllimin tuaj që keni në rrugëtimin që do të nisni. Një rrugëtim ku nuk e dini se ku do të shkoni dhe për më tepër se si do të shkoni nuk bën asgjë tjetër vecse vështirëson dhe pengon atë që ju dëshironi të bëni. Është e rëndësishme që ju të jeni të vendosu dhe të përcaktoni paraparkisht qëllimin tuaj që dëshironi të arrini. Pasi ju vendosni qëllimet atëherë dhe kristalizimi i idesë tuaj dhe rruga tuaj do të jetë shumë pranë suksesit. Është faktori kyc i cili është determinant nëse ju do të jeni të sukseshëm apo jo. Është mirë që qllimet tuaja të jetë të shkruara pra ju të shkruani të shprehni atë që dëshironi të arrini dhe të jetë cdo ditë një shtysë për të ecur dhe për të realizuar atë. Nëse ju merrni një letër dhe shkruani se: “Unë do të bëhem një bastvënës i mirë. Shuma e basteve të mija do të jetë 300EUR.” e të tjera si këto. Sic shihet dhe në shemëll ju duhte të jeni sa më specifikë duke përfshirë dhe detaje të ndryshme në bastin tuaj. Në këtë mënyrë dhe ju do të jeni më të kthjellët se cfarë duhet të arrini prej bastit sportiv.

2) Keni prirje reale

Kur folëm për qëllimet thamë që ato duhet të jenë të shkruara në këtë mënyrë ju do ta keni më të thjeshtë dhe do të jeni më të vetëdijshëm për ato pika që duhet të realizoni. Të përcaktosh qëllimet është një hap i rëndësishëm dhe që do të ndikojë pozitivisht në rrugëtimin tuaj por kur ju përcaktoni qëllimet duhet të jeni realistë dhe nuk mund të përcaktoni dicka të pamundur. Realist nuk do të thotë që të jeni pesimistë dhe të caktoni si target dicka shumë të ulët do të thotë që ju të përcaktoni si qëllim tuajin atë që është në të vërtetë duke njohur aftësitë që ju keni dhe duke shfrytëzuar dhe njëherësh mësimet që mundëson bastetbet.

Në të kundërt ju do të zhgënjeheni dhe do të ndiheni bosh dhe të pavlerë. Sepse do të mendoni se nuk jeni të aftë që të përmbushni ato karakteristika që keni përcaktuar. Është normale të ndodhë një gjë e tillë, por ju në qoftë se tregoheni realist dhe të drejtë në qëlllimet tuaja përmbushja e tyre do të ju japë një dozë motivimi dhe ju do të keni dyfish më shumë energji dhe dëshirë për të vazhduar në rrugëtimin e basteve sportive.

Pritjet reale do të shërbejnë si një nxitje më shumë psikologjike për ju dhe ju do të ndiheni më mirë dhe shumë herë më të zotë për të vazhduar rrugëtimin në bastet sportive. Ju mund të filloni me disa qëllime reale dhe të lehta dhe realizim pas realizimi mund të ngrini dhe standartin e asaj cka ju pretendoni.

3) Mësoni nga gabimet tuaja

Të bësh një gabim nuk është fundi por është fillimi i rrugëtimit tuaj. Asnjëherë një gabim nuk duhet që të na demotivojë apo dhe të shembë të gjithë ëndrën dhe vizionin që ne kemi ngritur. të bësh gabim është njerëzore dhe shpesh është një hap më i mirë sepse prej tij do të mësojmë se ku ka ceduar dhe si duhet shmangur apo se si duhet vepruar ndryshme që të mos biem në përsëritje. Është e rëndësihme për të gjithë që gabimin ta shfrytëzojnë dhe të nxjerrin prej saj më të mirën është normale që gjithkush prej nësh mund të gabojë dhe vështirë të gjesh dicka në perfeksion ku nuk ka asnjë të metë. Lereni gabimin që të shërbejë si një rrugë drejt të cilës do të mësoni dhe mos krijoni iluzione të kota se të kesh sukses do të thtë që nuk gabon asnjëherë.

Humbja është pjesë e fitimt dhe të humbasësh ju jeni duke fituar sepse jeni duke ndërtuar një strategji më të fortë dhe jeni duke përmirësuar mënyrën tuaj të zhvillimit të lojës. Dhe në bastet sportive ju cdo humbje që do të pësoni është mirë që të nxirni një mësim prej saj dhe të shihni se cfarë nuk funksionoj që basti tuaj shkoi keq dhe ju nuk arritët që të fitonit. Është një proces jo shumë i vështirë thjesht duhet të pranoni që keni humbur dhe të merrni të analizoni të gjithë faktorët që cuan në këtë pikë për ju. Kjo do të shërbejë si një mësim dhe me kalimin e kohës do të jetë më e vështirë të përsëritet.

Kur bëni një gabim thjesht pranoieni si dicka të natyrshme dhe vazhdoni në lojën tuaj nuk duhet të ndaleni apo dhe të krijoni një keqardhje për veten tuaj se nuk po ja dilni. Të nxjerësh mësimin nga gabimi është ajo cka ju duhet të bëni dhe duhet të ndieni keqardhe në qoftë se nuk e bëni një gjë të tillë. Të gjithë bastvënësit dhe ata që ju sot i konsideroni më të mirët kanë gabuar madje më shumë se njëherë dhe prej tyre kanë krijuar strategjitë e suksesshme të lojërave një ndër to është dhe kjo që ne po ndërtojmë.

Nuk është e thënë që ju të gaboni dhe të nxirni mësime vetëm prej saj, është e rëndësishme që të shërbejë si mësim dhe eksperienca e të tjerëve dhe këto mësime që janë dedikuar këtu të shërbejnë që dhe gabimet tuaja të jenë më të pakta dhe ju të knei një rrugëtim me më shumë sukses.

4) Suksesi nuk vjen mënjëherë

Është shumë e rëndësihme të kuptoni se asgjë nuk është me telekomandë dhe ju do të përfitoni prej saj menjëherë sa të bëheni pjesë. Cdo gjë ka kohën e saj dhe sa më shumë ju të punoni për të aq më shpejt ju do të arrini atje ku dëshironi. Shumë bastvënës ndihen të zhgënjyer sepse mendojnë që basti do të zvendësojë të ardhurat e tyre në mënyrë të menjëhershme. Është mënyra më e gabuar dhe më e keqe që ju mun të mendoni, cdo gjë ka një cikël dhe rrugëtimi tuaj ka një të tillë. Kështu që dhe basti tuaj kërkon kohën e duhur që të vijë pranë jush dhe ju të jeni fitues. Është shumë e rëndësihme të kuptoni këtë pikë dhe të silleni natyrshëm ndaj saj.

Lejoni që basti sportiv të shërbejë për ju si një e ardhur pasive dhe përkushtojuni atij në një kohë të reduktuar duke kryer punët dhe aktivitetet tuaja të përditshme. Është e rëndësishme që të mësoni prej tij dhe më pas të fitoni. Pra pasi të ndiheni të aftë dhe keni pasur sukses në vazhdimësi ju mund të mendoni gjëra më të mëdha dhe të fokusoheni drejt tyre. Suksesi kërkon përpjekje dhe kohë.

5) Besoni në vete dhe ëndrën tuaj

Ajo cka kemi teksuar dhe kemi përmendur vazhdimisht është besimi që ju duhet të keni në ëndrën tuaj dhe atë cka dëshironi më së shumti. Shumë prej bastvënëse heqin dorë me pengesën e parë që mund të hasin dhe ajo që kishin ëndëruar bie si një gjethe dhe dëshirat e tyre ndrydhen në vazhdimësi. Nuk ka pse të ndodhë kjo në qoftë se ëndra tuaj është e madhe dhe ju vërtet e dëshironi atë ju duhet të luftoni për të dhe të bëni të pamundrun për ta bërë realitet.

Besimi është faktori shumë i rëndësishëm i cili ndikon jo vetëm në ecurinë tuaj por dhe në mënyrën se si ju do të perceptoni bastet sportive. Është themelore për secilin prej atyre që dëshiron që të bashkohet me bastet sportive që të gëzojë basimin e plotë dhe do të jetë më e lehtë për këdo.

Pasi ju jeni njohur më 5 hapat drejt suksesit tashmë rruga tuaj do të jetë më e lehtë dhe ju do të keni më shumë njohuri rreth rrugëtimit dhe mjafton që të jeni të përpiktë në zbatimin e këtyre hapave për të pritur më pas fitimet që vijnë me suksesin. Më shumë punë do të thotë më shumë fitime për të gjithë ju.


Lajmet përkatëse